Po shkojnë drejt përfundimit punimet e sistemim- asfaltimit në rrugën “Drini” në Zues të Njësisë Administrative Rrethina.
Ndërhyhet nga Bashkia e Shkodrës në një zonë ku kanë munguar investimet prej disa dekadash dhe që konsiderohet lagje e qytetit.
Investimi me të ardhurat e vetë qeverisjes vendore, me një vlerë 27,6 milion lekë, parashikon KUB 150 metër linear, sipërfaqe asfaltike 600 metër katror, sinjalistikë horizontale dhe vertikale.
Duke qenë një zonë kodrinore dhe me prurje nga përrenjtë, sistemi i KUB- së i jep zgjidhje këtij problemi jo të vogël për banorët.