Drejtori i Ujësjellës- Kanalizime Shkod[r Mark Molla ka dalë sot para mediave për të dhënë informacion lidhur me ecurinë e asaj që tashmë konsiderohet “reforma e ujit”. Mollaështë shprehur i kënaqur ecurinë e deritanishme të formalizimit të marrëdhënies së ndërmarrjes me klientët, duke u shprehur se të gjitha kapacitetet janë në maksimum. “Grupet e punës janë çdo ditë në terren, Qendra e Kujdesit të Klientit vijon të punojë me orë të zgjatura. Ne procesin e formalizimit e kemi nisur prej muajsh tashmë dhe mund të them se mesatarisht lidhen 150 kontrata në muaj, përfshi edhe marrëveshjet me debitorët për të shlyer debitë, duke paguar muajin aktual dhe një muaj me parë. Siç e kemi zakon ne e lëmë çdo gjë për në minutën e fundit. Ditët e fundit vërehet një rritje e fluksit të qytetarëve në sportelet tona”, ka thënë drejtori i Ujësjellës- Kanalizime Shkodër Mark Molla.