Rita Gjoni është mësuese prej dy vitesh në shkollën e mesme pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër.
Ditën e sotme, përmes një vendimi mësuesja është informuar se duhet të ndërpresë menjeherë marrëdhënien e punës për arsye të mos respektimit të rregullores së brendshme.
Mësuesja pretendon se është larguar nga puna padrejtësisht dhe për këtë gjë, sipas saj faji është i drejtores së kësaj shkolle, Albana Lleshaj.
Mediat kanë kontaktuar me drejtoren e shkollës së mesme pyjore Kolë Margjini, Albana Lleshaj për të folur në lidhje me këtë situatë. Por drejtorja Lleshaj nuk pranoi të jepte një prononcim.