Vllaznia do te luaje të shtunën ne nje transferte te veshtire si ajo e Rrogozhines ku do te ndeshet ndaj Egnatias vendase e cila me merite kryeson kampionatin pas javes se 14-te te tij.
Por ne kampin kuqeblu ka besim dhe optimizem se mund t’ia dalin te marrin pike ndaj ketij kundershtari. Nje gje e tille e ka shprehur edhe vete trajneri Osmani ne konferencen e shtypit te pragndeshjes kur eshte shprehur:
“Atmosfera ne skuader eshte me e mire pas fitores qe arritem ne Durres ndaj Teutes. Tek futbollistet eshte rritur besimin dhe sigurisht qe ato duan ta vazhdojne serine e rezultateve pozitive.
A jam i kenaqur me nje pike ndaj Egnatias? Ajo eshte lider i kampionatit dhe sigurisht qe do te isha i kenaqur edhe me nje pike, por Vllaznia ka objektivat e saj dhe padyshim qe do te futet ne fushen e lojes me objektivin e qarte per ta fituar ndeshjen.
Ne do te kemi rastet tona dhe do te kerkojme t’i shfrytezojme ne maksimum. Skuadra eshte me e plote, ndonese Mala vazhdon te jete jashte, por na eshte rikthyer tashme Hakaj qe eshte nje lojtar i rendesishem per skuadren tone. Na kane munguar edhe Stojanoviç e Alicoda, por Pusi e Sala kane bere mire dhe kjo na ka kenaqur”.