Të merkurën në orën 13.45 Vllaznia luan ndeshjen e radhës për Kupën e Shqipërisë. Kuqeblutë do të kërkojnë të kalojnë një kundërshtar të lehtë në letër por me emër e traditë të madhe siç ështël Flamurtari i Vlorës.
Para mediave për të folur për këtë takim mjaft të rëndësishëm për ecurinë e shkodranëve, ka dalë mbrojtësi i majtë i kuqebluve Esin Hakaj, një nga më të spikaturit në prapavijën e Vllaznisë deri në javën e 17- të të Superligës.
“Duket e lehtë por nuk ka ndeshje të lehta”, ka thnë Hakaj, i cili para gazetarëve ka thnë se Flamurtari ka lojtarë mjaft të mirë pavarësisht se nuk është pjesë e Superligës prej vitesh. “Shpresojmë në një fitore, ka vijuar ai duke treguar shenja vetëpërmbajtje.
Hakaj ka komentuar edhe paraqitjet e Vllaznisë në Superligë, duke folur për ndeshjen me Egnatian. “Ka qenë ndeshje e vështirë për ne dhe duhej të merrnim fitoren”, ka shtuar ai duke u shprehur optimist për ndeshjet e radhës.
Kalimi i Flamurtarit por edhe ecja përpara në Kupën e Shqipërisë, është një mundësi për Vllazninë për të siguruar minimalisht Kupat e Europës. Edhe sezonin e kaluar, kuqeblutë arritën deri në finale duke e sjellë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar në Shkodër.