Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk e ka komentuar sot gjatë vendimin e dhënë nga KLGJ, që i kërkoi mendim ndërkombëtarëve për atë se cfatë duhet të bëjë me Ardian Dvoranin, për të cilin kreu i shtetit ka thënë se nuk duhet të rrijë më në atë detyrë.
“E kam dhënë një përgjigje për këtë cështje, është përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ dhe askujt tjetër”, ka thënë Meta, në një prononcim për mediat, dhënë sot, pas një fushate dhurimi gja ku, për talasemikët.
Pyetur për ndryshimet në Kodin Penal për dënimet lidhur me thyerësit e karantinës në situatë pandemie, Meta ka thenë se secili duhet të bëjë si duhet detyrën e vet.
“Të gjithë të bëjnë detyrën e tyre me përgjegjësi që qeveria, ministria e Shëndetësisë, Policia e Shtetit, Prokuroria e Gjykatat të nxjerrin aktet nënligjore dhe udhëzimet në frymën e ndryshimeve që u bënë në kodin penal që janë më të avancuara në kontinent sipas standardeve daneze. Jo vetëm miratimi, por gjithë kolona e akteve ku do mbështeten të jetë në këtë frymë, për mbrojtjen e shëndetit të shqiptarëve”, tha ai.