Rruga nacionale Lezhë- Vau Dejës e cila ka pësuar shëmbje në disa vende, shumë shpejt do të kthehet në parametra normal. Kompania mirëmbajtëse ka nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor me gjatësi 22 km.
Sipas Elton Nikolla, përgjegjës i punimeve, ndërhyrja konsiston më riparimin e pjesëve ku rruga ka pësuar shembje si dhe hapjen e kanaleve anësore për kullimin e ujërave me qëllim që këto problematika të mos përsëriten më.
Ky segment rrugor ka qenë nën administrimin e bashkisë Lezhë dhe në fund të vitit të kaluar, në një mirëmbajtje dimërore nga ARrSH. Me lidhjen e kontratës se re, janë planifikuar këto ndërhyrje.
Ato tashmë kanë nisur dhe po realizohen nga kontrata e mirëmbajtjes, ndërsa ndërhyrjet e tjera që ka nevojë rruga do kërkohen më shumë investime pasi nuk përballohen nga fondi i mirëmbajtjes. /Nga Elvis HILA/