Një grua e moshuar është përplasur paraditen e sotme nga një tjetër grua që lëvizte me biçikletë në afërsi të Radio Shkodra. Rreth orës 10.00 të paradites, teksa kalonte në vijat e bardha, një e moshuar është përplasur nga një grua që lëvizte me biçikletë.
Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja me biçikletë, ka vijuar rrugën e saj, teksa e moshuara ka mbetur në rrugë. Ajo është ndihmuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar urgjencën teksa në vendngjarje është shfaqur edhe një makinë e policisë.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka shoqëruar të moshuarën drejt spitalit rajonal të Shkodrës për ndihmë por edhe ekzaminime më të detajuara. E moshuara ankohej për dhimbje në pjesën e gjymtyrëve të poshtme por edhe të legenit.