Dy persona i afrohen ngadalë, sapo kishte kaluar mesnata makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës dhe i vendosin eksplozivin. Fytyrat e tyre nuk shquhen, por silueta dhe lëvizjet janë të qarta.
ShkodraWeb ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e Bernard Ndrecës, të cilat kanë kapur të gjithë momentin nga vendosja e eksplozivit deri te shpërthimi që gati i mori jetën kreut të PD-së në Vaun e Dejës.
Siç shihet një prej autorëve shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, pranë gomës për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston. Montimi i eksplozivit ka zgjatur disa minuta.