Pas përfundimit të protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, përfaqësues të opozitës i janë drejtuar spitalit për të parë nga afër gjendjen e protestuesve të dëmtuar. Po ashtu, edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i POlicisë së Shtetit Ardi Veliu, janë drejtuar atje për të parë gjendjen e policëve të dërguar për ndihmë mjekësore. Në një moment, në të njëjtin ambjent janë gjendur ish- deputeti i PD-së Bardh Spahia me ministrin Lleshaj. Ka patur një përplasje verbale mes të dyve, ndërsa policia ka nxjerrë me forcë nga këtë mjediset ish- të zgjedhurin e Shkodrës. Më poshtë është e gjithë skena e fiksuar në video dhe komentet mbetet të bëni vetë…