Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së: Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion. Me këto fenomene jetojnë çdo ditë banorët e Shtojit në Njësinë Administrative në Rrethina në Shkodër.
Bashkëbisedimi me ta nxjerr në pah këto vështirësi të përditshme. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre.
I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen, për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv.
Këto zgjedhje nuk janë as për Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike!