Me Kushtetutën në njërën dorë dhe me një tufë lule mimoza, simbolika e manifestimit të sotëm, Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një përshëndetje për të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë.
“Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”, shprehet kreu i shtetit, pak para se të nisë në orën 17:00 manifestimi për mbrojtjen e Kushtetutës, nga ajo që ai e ka quajtur grushti i shtetit për të cilin akuzon qeverinë.
“Të dashur motra e vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi. Mirësevini të gjithë“.