Banorë të zonave të përmbytura në Nënshkodër, kanë dalë këtë të marte në një protestë paqësore në hyrje të qytetit të Shkodrës, pasi ishte mësuar se kryeministri Edi Rama do ishte i pranishëm për nisjen e procesit të vaksinimit antiCovid në qytetin më të madh verior.
Duke folur për mediat, banorët thanë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe kërkuan pikërisht nga shteti që t’u përgjigjet për përmbytjet.
Në territorin e Bashkisë Shkodër vijojnë të jenë nën ujë mbi 4300 hektarë tokë ditën e sotme.