Dita e sotme është e fundit ku lejohet propagandë elektorale. Të shtunën është ditë “heshtje zgjedhore” dhe të dielën, me 6 mars, shkodranët duhet të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre.
Në këto ditë fushate, për arsye që nuk janë bërë publike, edhe pse “e ka për zemër” Shkodrën, edhe pse ai dhe deputetë të tij tashmë kanë thënë se “do të jetë mandati i Shkodrës” ai që nisi në shtatorin e kaluar, fizikisht Rama nuk ishte asnjë ditë për të shprehur interesin e tij për Shkodrën, deri në mbylljen e fushatës ditën e sotme.
Megjithatë, nuk ka harruar ta shfrytëzojë Facebook- un e tij për fushatë elektorale virtuale. Edhe pse kishte deklaruar hapjen disa ditë më parë ministrja Balluku me në krah drejtuesen politike të PS- së Shkodër Bilali, sot Rama ka nisur ditën pikërisht me këtë investim, i cili ka nisur në vitin 2011. Videon e publikuar, e shoqëron me këto fjalë:
MIRËMËNGJES 😊 dhe me bajpasin më në fund të përfunduar të Shkodrës në segmentin e parë, ku si kudo u desh riparë krejt projekti që na lanë ata të cilëve ua “ka hangër dhia librat” ka kohë, ju uroj një ditë të mbarë🙏
🏥 Spitali i Shkodrës – Investimi në bllokun e ri kirurgjikal dhe laboratori modern, kanë përmbushur programin e investimeve tona në këtë spital rajonal, një tjetër angazhim i mbajtur për banorët e Shkodrës e të krejt qarkut, për një kujdes shëndetësor gjithnjë e më cilësor✅
Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Spitalin e Shkodrës.
Është e qartë se gjithçka ka qenë e plafifikuar, pasi nuk ishte e nevojshme të ri- përurohej By- Pass- i i Shkodrës sot apo edhe të inspektohen punimet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, kur ato kanë mbaruar prej javësh. Të paktën sipas punonjësve të vetë spitalit.