Një ekografi e lëvizshme është mundësuar nga kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group në Njësinë Administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, për t’i mundësuar të gjitha grave dhe vajzave të asaj zonë që të bëjnë kontrollin për kancerin e gjirit por edhe kontrolle të tjera shëndetësore.
I pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm për Shqipërinë i Sigal Uniqa Group Austria Avni Ponari i cili tha se do vijojë të mbështesë këtë nisëm.
Ekografia e lëvizshme u mundësua edhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkisë Shkodër dhe Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Gjatë gjithë ditës së nesërme Ekografia e lëvizshme do të jetë në njësine administrative të Velipojës për t’i dhënë mundësi grave dhe vajzave që jetojne atje të bëjën mamaografinë falas.