Në sloganin e rrjeteve sociale “Po të dëgjoj” lideri demokrat Lulzim Basha sot ka postuar në Facebook një video në Elbasan nga një takim me disa punëtorë për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Në bisedën me punëtorët, shqetësimi kryesor i tyre janë taksat dhe pensionet e ulëta.
“Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme. Ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë pla.g.ët që dhembin më shumë edhe këtu. Hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë” shkruan Basha në postimin e tij që shoqëron videon.