“Tavolina e mërzisë” titullohet kënga më e re e këngëtares Elvana Gjata. Ashtu siç edhe kishte lajmëruar ajo nxori hitin e saj më të ri i cili pritet të ketë shumë sukses. Me tekst të Aida Barakut dhe me muzikë të Armend Rexhepagiqit, kënga mund të jetë edhe një rrëfim nga këngëtarja për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në jetën e saj. Në klip Gjata shfaqet më e thjeshtë se kurrë, veshur me xhinse dhe me një make-up të lehtë.