Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për deputet i PS- së për Qarkun Shkodër: Takim entuziast me të rinj të anëtarësuar për herë të parë në Partinë Socialiste.
Energji fantastike dhe dëshirë e jashtëzakonshme për të kontribuar për Shkodrën. Shumë e veçantë edhe dhurata surprizë që më kishin përgatitur: dy stilografë të personalizuar. U premtova që firma e parë do të jetë për një punë konkrete për Shkodrën. -3 ditë deri në 25 Prill. Jemi gati.