“Pritjes së ëmbël” i ka ardhur fundit. Eni Koçi, këngëtarja e mirënjohur, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja, duke e bashkëndarl me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se cdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten”, shkruan Eni në publikimin e saj.
Genc Prelvukaj, bashkëshorti i Eni Koçit, edhe ai një personalitet i njohur i artit, përveç lajmit të gëzueshëm, ka shpjeguar edhe emrin e veçantë që zgjodhën për vajzën e tyre.
“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri.
Ndjehem i lumtur dhe plot jetë. Faleminderit Spitali Lindja dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar.”, ka shkruar Prelvukaj.
Greta, motra e Enit, është bërë teze. Ajo e shpreh lumturinë e saj me një postim në rrjetet sociale, teksa e ka shoqëruar edhe me një video ku shihet duke mbajtur në krahë Adean e sapo lindur.
“Sot u bera teze e nje engjelli te vogel Nuk e kisha besuar kurre qe do ndjeja kaq shume emocione. Zemra me doli nga vendi nga lumturia E dua Adean aq shume sa nuk gjej dot fjale ta shpreh dashurine qe kam per te… Faleminderit zotit dhe faleminderit @enikociiii @gencprelvukaj qe ma mbushet shpirtin plot”, shkruan këngëtarja e mirënjohur Greta Koçi.
Eni ka sjellë në jetë vajzën në Spitalin “Lindja” në Kosovë, ndërsa mësohet se dy familjet kanë qenë së bashku në pritje të ardhjes në jetë të Adeas së vogël, e cila gëzon shendet të plotë si edhe nëna e re Eni Koçi. ShkodraWeb i uron Adeas jetë të gjatë e të lumtur bashkë me familjen e saj dhe të afërmit e shumtë që iu gëzuan ardhjes së saj në jetë. /ShkodraWeb/