Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar dëmet e para në Shkodër. Si shkak i erës së fortë rreth mesditës disa pemë dekorative janë rrëzuar duke shkaktuar dëmë në 4 automjtete të parkuara në qënder të qytetit.
Menjëherë punonjësit e shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër kanë pastruar zonën nga mbetjet. Dëme janë shkaktuar edhe në rrjetin elektrik ku telat janë këputur duke lënë në errësirë zonën përrreth.
Fatmirësisht nga kjo stuhi nuk ka patur lendime në njerëz por vetëm dëme materiale në automjetet që ndodheshin të parkuara aty pranë. Bashkia Shkodër dhe emergjencat civile në Prefekturë bëjnë me dije se janë në gatishmëri për çdo emergjencë si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike.