Familja Gjoka kishte ardhur nga Lezha mbrëmë për të pastruar hotelin që kishin në Velipojë. Është rrëfimi i Zef Zefit, i afërm i 4 personave që u qëmtuan nga shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë. Për mediat, ai tregon dinamikën e ngjarjes, teksa pranon se të afërmit e tij janë në gjendje të rëndë shendetësore.
“Dola për të blerë një buke dhe kur dëgjova shpërthimin. Vij këndej kur shoh tymin. Këto i kam miq se unë jam vëllai i gruas së pronarit të kësaj ndërtesës. Kur erdha këtu i gjeta të gjithë në pishine. Janë zgjuar në mëngjes si çdo ditë për të bërë një kafe.
Sa ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer dhe me duket se ka patur një rrjedhje. Gjendja është shumë e rëndë dhe kanë djegie komplet. Ndoshta uji i pishinës i ka bërë mirë por dikush thotë se edhe jo sepse ia ka hequr një pjesë të lekurës se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji.
Mbremë sa kanë ardhur tek hoteli. Miku ndodhet në Itali dhe i ka thënë familjes shkoni e pastroni hotelin me idenë për të filluar punën se ketu nis me vonesë sezoni turistik. Sa kanë ardhur kanë pastruar mbrëmë dhe në mëngjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka, Zef Zefi në Velipojë
MËSONI MË SHUMË PËR NGJARJEN E RËNDË: VIDEO – Shpërthen një bombul gazi në Velipojë, dëmtohen rëndë tre gra dhe një fëmijë…