Bashkia e Tiranës nuk ndalet së prôvokuari artistët. Pasditen e sotme Erion Veliaj u dërgoi policinë bashkiake për tu komunikuar vendimin e kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë.
Kjo ka tensiônuar dhe situatën mes efektivëve dhe aktorëve që ndodheshin aty, por policia ja doli të ngjisë vendimin në derën e Teatrit për tu larguar më pas.
Regjisori, Edmond Budina, ishte i ashpër ndaj këtit veprimi duke u bëri thirrje kryebashkiakut të mos prôvokojë ndërsa apeloi qytetarët të ngrihen në mbrojtje të Teatrit.
“Kujdes të mos derdhet gjâk. Në pak minuta jemi shumë këtu dhe do të jemi shumë më tepër. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, i bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”.
Në lidhje me situatën e krijuar pranë Teatrit Kombëtar ka reaguar dhe aktivisti Gentian Gaba.
Gaba: U prezantuan disa policë të Bashkisë dhe donin që të futeshin në teatër. prezantuan një letër me demek që po merrnin në kontroll Teatrin Kombëtar. Një letër bakalli. Nëse keni parë videon ajo është një letër që i ngjan atyre që vendosin gjobat. Nuk ka asnjë lloj transparence. Kanë ardhur në një moment që hynë në fuqi karantina pas orës 5.
Ky lloj qëndrimi talebanësh dhe barbarësh, ta dinë që ne me talebanët dhe barbarët nuk negociojmë. Kjo është e paimagjinueshme të ndodhë në një periudhë karantine ku qindra e mijëra njerëz janë papunë dhe këta e kanë mendjen të shkatërrojnë historinë dhe të ndërtojnë kulla. Të grabisin çdo centimetër të qytetit për të pasuruar shokët e vetë.
Ne nuk do ta lejojmë. Në këtë moment janë duke ardhur qytetarë të Tiranës drejt teatrit dhe ne do të qëndrojmë këtu deri sa të ketë një reagim nga opozita ose ndërkombëtarët. Me ligj Teatri Kombëtar është pjesë e Ministrisë së Kulturës dhe nuk mund të lejojmë që të shkelen të drejtat e qytetarëve.