Nga Simon SHKRELI, ABCnews
Shpesh herë hasim persona që e trashëgojnë brez pas brezi profesionin e familjes si një traditë. Por janë raste të rralla ato, që përveç traditës ruajnë me fanatizëm edhe mjetet, veglat e punës. Esat Zama është saraçi i fundit i Shkodrës, i cili në lagjen Dërgut të Shkodrës ka dyqanin e tij dhe punishten ku çdo punë e bënë me dorë, dhe me mjete artizanale…
Teksa punon me një makinë qepëse shumë të vjetër, Esati na tregon se sa i rëndësishëm për të është ky profesion. Mjetet e punës janë të vjetra edhe një shekull, ndoshta edhe më shumë.
“Kjo mund të ketë mbi 80 vjet. Ka punuar gjyshi, baba dhe vazhdoj unë me këtë lloj makine. Është trajtuar shumë mirë. Ka 50 vjet që punoj, e kam përfituar nga baba. Unë si fëmijë, arrita të përfitoj shumë dhe të mësoj,” thotë ai.