Të dielën në darkë futbolli shqiptar pritet të përjetojë emocione të forta në stadiumin “Air Albania”. Partizani dhe Vllaznia, janë dy ekipe që do të përballen me tyre, një supërsfidë tradicionale e futbollit shqiptar.
Sivjet, merr edhe emocione të reja, nisur nga renditja aktuale e Supërligës. Të kuqtë dhe kuqeblutë, janë rival direkt për vendin e dytë në renditje, i cili i jep më shumë privilegje në fazën e “Final Four”.
Në daljen e zakonshme për mediat, pas humbjes në Kupë me Egnatian, trajneri Qatip Osmani nuk e fsheh se do të ishte i kënaqur edhe me një pikë. Ndërkohë, ai shton se do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të Smajlit, i cili gjithsesi do të udhëtojë me ekipin në Tiranë.