Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nëpërmjet një video mesazhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën “Anti-KÇK”. Bardhi thotë se kryeministri nuk e lufton dot kr.i.min sepse është kreu i KÇK-së dhe bashkë qeveris me kr.i.min e organizuar.
“Kr.i.min nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimin e kr.i.mit të organizuar.
Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kr.i.minalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të kr.i.mit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.
Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me kr.i.min e organizuar, i jep kr.i.mit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike”, shprehet Bardhi.