Trajneri i Vllaznisë Migen Memelli ka folur ps humbjes 3- 1 të Vllaznisë në ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut përballë Linfield, në kuadër të turit të parë të UEFA Conference League.
Tekniku kuqeblu ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij në pjesën e parë, teksa pavarësisht rezultatit, është shfaqur optimist në mundësinë e kalimit të turit pas ndeshjes së dytë në Shkodër.
“Është një rezultat që na mban në lojë”, ka shprehur optimizmin e tij Memelli, ndoshta duke sjellë në kujtesë edhe një ndeshje të viteve të kaluara me Shiroki Brijeg. Kuqeblutë u mundën në Bosnje 3- 1 dhe në Shkodër fituan 3- 0 duke kaluar turin.
Ndeshja e dytë do të luhet me 20 korrik në Shkodër, ku shpresohet që tifozeria shkodrane të jetë një faktor i rëndësishëm në mbështetje të ekipit për të realizuar kalimin e turit në Europë.