Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Sot në Shirokë, për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike nga inertet, tendat, tabelat e objekte të tjera të vendosura në kundërshtim me rregullat.
Në shëtitore dhe në plazhin publik në qendër të Shirokës është ndërhyrë sot me mjetet dhe punonjësit e shërbimeve publike dhe me mbështetjen e policisë bashkiake, duke bërë të mundur lirimin e këtyre hapësirave.
Ky angazhim i bashkisë do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shoqërohet me masa ndëshkuese, siç parashikohet në ligj, ndaj cilitdo që shkel rregullat dhe keqpërdor hapësirat publike.