Kandidate zyrtare e Frymes se Re Demokratike per Lezhen ne vitin 2013. Gerta Loku Tushaj nuk ka qene aq e panjohur sa u shfaq diten e djeshme ne foltoren e Kuvendit, duke bere te shperthejne ne lot brenda e jashte salles politikane e qytetare te thjeshte. Gerta ka qene pjese e listes se partise se Bamir Topit per qarkun e Lezhes. Kjo eshte e dokumentuar me video propagandistike, te cilen vete kjo force politike e ka shperndare per mediat ne maj 2013. Zonja ne fjale, mjaft e lumtur dhe duke rregulluar shpesh floket me dore, eshte shfaqur ne podiumin e Pallatit te Kultures bashke me kandidatet e tjere. Degjon e enutiazmuar fjalimin e Bamir Topit, i cili ate kohe dhe sot, eshte kundershtar politik i PD dhe Berishes dhe aleat i mazhorances se drejtuar nga Edi Rama. Rebusi tashme nis e zgjidhet dhe nuk eshte aq e veshtire te dilet ne perfundime. Kesaj i dyhet shtuar edhe fakti tjeter, qe e pranon vete Gerta ne Facebook, se ka qene e punesuar ne Ministrine e Puneve te Jashtme, Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinje ne Tirane. Si ka qene “skenari” per hipjen e zonjes se diplomuar ne “La Sapienza”, e cila paskerka braktisur Italine per tu bere fermere ne nje fshat te Shqiperise, veshtire te mesohet. Por 4 vite me pare, ajo ka aspiruar te jete pjese e kesaj politike qe sot e anatemon me te gjitha forcat dhe nga foltorja e Kuvendit. Mund te jete penduar, apo kjo dalje mund ti hape nje rruge ndryshe nga ajo me dhi (ne kuptimin e kafsheve), kjo mbetet per tu pare. Ju lutemi na kurseni skenare te tille sepse cmontohen ne pak ore. Shihni video dhe gjykoni vete. /ShkodraWeb/