Në një postim në faqn zyrtare të kryetares së Bashkisë Shkodër në Facebook, është publikuar një video nga momenti i thyerjes së derës kryesore të Pallatit të Sportit. Voltana Ademi e ka përcjellë këtë video me një shënim të shkurtër, duke përcjellë edhe një mesazh të rëndësishëm. Ajo nënvizon se zbardhja e ngjarjes është e lehtë pasi videot e kamerave të sigurisë janë në dispozicion të Policisë dhe të grupit hetimor. Në shënimin që shoqëron videon e publikuar, kryebashkiakja Ademi shkruan: “Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një grup vandalësh thyejnë derën kryesore të Pallatit të Sportit në Shkodër. Këto pamje janë tashmë edhe në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe grupit hetimor dhe zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve, është e thjeshtë. Vandalët janë përplasur me Policinë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit që ishin në ruajtje të objektit pronë e Bashkisë Shkodër dhe e të gjithë qytetarëve.”.