Tetori duket muaj fatsjellës për Armando Brojën, i cili gjeti mbrëmjen e sotme rrugën e rrjetës me fanellën e Çelsit në duelin ndaj Fulham, pas rikthimit me fanellën e bluve të Londrës. Sulmuesi shqiptar mungoi për një kohë të gjatë pas dëmtimit të rëndë të pësuar në duelin ndaj Aston Vilës.
Vlen të theksohet fakti se hera e fundit që Broja kishte gjetur rrugën e rrjetës ishte më datën 8 tetor 2022, në duelin ndaj Uolves, ku skuadra e tij triumfonte me rezultatin 3-0. Shpresojmë që kjo ecuri fantastike e yllit kuqezi, të vijojë edhe në duelet që do të zhvillojë me Kombëtaren shqiptare po në muajin tetor.