Emisioni “Top Story” në TCH transmetoi një profil për ish-ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Në emision u transmetuan pamjeve të pa transmetuara ndonjëherë të Xhafajt në kohën e komunizmit. Deri tani e kishim parë si foto, por më poshtë është edhe VIDEO e Xhafajt të lumtur dhe krenar që i shtrëngon fort dorën udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. Herë pas here i fut edhe krahun dhe mbështet kokën tek supet e tij. Në një moment tjetër, Xhafaj puth me përzemërsi një tjetër udhëheqës komunist, Mehmet Shehun.
Por, ky nuk është i vetmi moment i të kaluarës së Xhafës me diktaturën. Në një foto të publikuar pranë Kryetarit të Kuvendit Popullor si dhe zëvendëskryeministrit, ndodhet sërish Fatmir Xhafaj.
Top Story publikoi edhe një tjetër pozim të Xhafajt në krah të Hekuran Isajit në qytetin e Krujës. Asokohe, Xhafaj i cili shfaqet i qeshur, kishte nisur një detyrë të rëndësishme në qytet, atë të hetuesit.