Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Nisëm sot fushatën ndërgjegjësuese në 10 shkolla të qytetit për të informuar nxënësit mbi rëndësinë e pedalimit, por njëkohësisht edhe promovimin e vendosjes së kokoreve dhe mjeteve mbrojtëse gjatë pedalimit.
Gjatë vizitave në shkolla nxënësve po u ofrohet informacion edukativ dhe shembuj praktikë. Çdo informacion i marrë në moshë të hershme mund të sigurojë jetën dhe shëndetin në çdo moshë.
Kur fëmijët të udhëtojnë të sigurt në korsitë e biçikletave, Shkodra do të jetë një qytet më i mirë për të gjithë.