Një dukuri e pazakontë natyrore është shfaqur në një nga Liqenet e Belshit. Gazetari Fatmir Popja ka sjellë pamje nga kjo dukuri. Bëhet fjalë për krijimin e një hinke brenda liqenit të Marinës, te pylli. Në mesin e Liqenit të Marinës është krijuar një “hinkë” gjigande. Si pasojë e këtij fenomeni (karstik), janë krijuar 84 liqenet karstike të Dumresë. Fenomene të tilla ndodhin herë pas here në Dumre, por hera e parë që është hapur brenda sipërfaqes ujore. Kjo tregon që dukuria e karstit është akoma aktive.
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1516914905024128/