Sot është 21 mars, dita e ekuinoksit të pranverës. Në këtë ditë, një fenomen i rrallë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë.
Siç duket edhe nga video e LezhaPress, deti është tërhequr me disa metra, duke bërë që të dalin në sipërfaqe objektet që ndodheshin në ujë, kryesisht pista lokalesh verore.
Diçka e tille ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe vizitoreve, pasi nuk kishte ndodhur prej shume vitesh.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë filmuar apo shkrepur foto, madje një pjesë e tyre, duke i publikuar edhe në rrjete sociale. Ndërkohë, më poshtë disa foto nga ShkodraWeb.