Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri sot me dije se duke filluar nga 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit.
“Duke qenë së kemi hyrë në një periudhë të festave, bazuar në vlerësimin e riskut, kemi marrë disa vendime, kufizimin nga ora 20:30 deri në orën 6:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë emergjencat shëndetësore, apo lëvizjet për arsye pune, ku qytetarët do të pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania”, u shpreh Manastirliu.