Në Qendrën Komunitare Multifunksionale “Për Familjen” është zhvilluar festa e rradhës për fëmijët. Fëmijë të familjeve rome por jo vetëm, kishin përgatitur një program artistik për më të rriturit me këngë, recitime e valle.
Në fund të programit artistik, Bashkia Shkodër dhe organizatat partnere si “Shpresë për botën” dhe “Nisma”, shpërndanë dhurata për 148 fëmijë. Për të gjithë, u shtrua edhe një koktejl duke uruar njëri- tjetrin e sidomos fëmijët për një vit sa më të mbarë.