Ditën e sotme është zhvilluar në Shkodër ceremonia zyrtare e Festës së Flamurit. Në sheshin para Bashkisë Shkodër u tubuan drejtues vendorë, të institucioneve, autoritete fetare etj.
Nën tingujt e Orkestrës Frymore të Shkodrës, është bërë ngritja zyrtare e flamurit kombëtar. Solemniteti i rastit ka vijuar me përshendetjet nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, prefektja Majlinda Angoni dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadia.
Nën tingujt e Orkestrës Frymore të Shkodrës, ka mbaruar edhe pjesa zyrtare e ceremonisë solemne e cila ishte nën frymën e bashkimit pa asnjë lloj dallimi.
Ajo që ra në sy, ishte mungesa e deputetëve të Shkodër në këtë ceremoni. Përveç deputetes Emilia Koliqi, asnjë nga të zgjedhurit e Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë, nuk morën pjesë. Organizatorët bënë me dije se ata kanë qenë të njoftuar për të gjithë agjendën e Javës së Pavarësisë dhe të ditës së sotme, 28 nëntor 2021.