Shkruan në Facebook kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: Një lajm i mirë për Shkodrën e dijes, traditave e kulturës, ku do të çelim investimet e shumëpritura në pesë shkolla të qytetit.
Nga rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milion euro të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, nis puna për t’i ndryshuar faqe insfrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut.