Vllaznia mposhti Tiranën me rezultatin 3-1 në Klasiken e Shqipërisë. Pas sfidës trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani u shfaq i lumtur për këtë triumf.
“Pëllumbat, kuajt dhe publiku ishin fati i Vllaznisë sot. Çdo fitore është e mirë, por kjo ndaj një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë.
Në pjesën e parë ishim mirë, shumë luftarakë e dominuam, u pozicionuam. Në pjesën e dytë u pozionuam tepër dhe kundërshtari ndryshoi sistemin e lojës, por nuk na rrezikuan përveç në momentin që morëm golin.
Edhe në pushim e përmendëm që është rezultat i rrezikshëm dhe përforcuam sulmin dhe mesfushën. Futëm Çobën dhe Salën. Jo veç para kësaj loje, por edhe para mundohemi ta menaxhojmë këtë euforinë, duhet të jemi të kujdesshëm. Ishalla asnjëra nga skuadrat s’na mund, por nuk e di”, tha ai për “MCN TV”