Ai ka sqaruar se kontrata e koncesionit është e miratuar 6 vite më parë, dhe me konsensus të Kuvendit, natyrisht edhe qeverisë, ku Bushati ishte ministër.
“Sot kuvendi po shqyron shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu”– tha Balla.
Më tej, ai kujtoi se nuk ka qenë anëtar qeverie dhe gjërat i sheh njëlloj,
“Unë nuk kam qenë anëtar i qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet dhe gjërat i shoh njëlloj. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, që i shoh gjërat mirë nga jashtë por nuk më pëlqen nga brenda. Ndaj dua të sqaroj se kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat e ka nevojë të bëjë ndryshim kontarte, se gjoja në interes të njerëzve është për të bërë lajmin e ditës. Shtesa e kontratës në Porto Romano është domodsoshmëri për ta cliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm”- tha ai.