Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të pas mesnatës. Shkak për rënien e zjarrit, dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka përfshirë katin e dytë, katin e tretë dhe atë te katërt të Spitalit të Durrësit. Gjithashtu raportohet se pacientët e ndodhur brenda në spital janë evakuuar në repartin tjetër si pasojë e flakëve, por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.