Një zjarr i madh ka rënë tek “Tregu i ndihmave” apo rrobave të përdorura në Lagjen Perash në Shkodër. Nga zjarri rrezikohen banesat. Dhjetëra efektivë po mundohen të shuajnë flakët. Në vendngjarje është edhe kryebashkiaku Benet Beci.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.