Forcat Xheniere të ardhura nga Tirana kanë arritur të heqin pakon me lëndë eksplozive të vendosur në automjetin e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici. Lënda plasëse u pikas nga vetë Lici poshtë makinës duke lajmëruar kështu policinë.
Lënda do të ekzaminohet në laborator për të përcaktuar qartësisht llojin. Ende nuk dihet se pakoja me eksploziv ishte vendosur për të kryer shpërthimin e mjetit dhe ka dështuar apo thjesht ka qenë një mesazh për vetë Licin, i cili sot tha se nuk kishte probleme me askënd dhe se nuk ndihej i kërcënuar.