Aintraht Frankfurt është shpallur fituesi i këtij edicioni në Ligën e Europës. Skuadra gjermane ka triumfuar me penallti përballë Rejxhërs Gllasgou, pas një sfide të luftuar e cila u mbyll 1-1 pas 120 minutave.
Aribo i dha avantazhin skocezëve në fillimin e pjesës së dytë, por Borre vendosi shpejt barazpeshën në shifra, duke bërë që sfida të shkonte në kohët shtesë. Aty nuk kishte më ndryshim rezultati dhe kështu, pika e bardhë e penalltisë ishte ajo që për të dytin vit radhazi do të përcaktonte se kush do të fitonte trofeun.
VI
Në të 10 gjuajtjet drejt portës, vetëm Aron Ramsej gaboi për skuadrën skoceze, duke i dorëzuar kështu trofeun ekipit të Aintraht i cili ngjitet në majë të podiumit për herë të dytë ne historinë e tij, pasi e kishte siguruar edhe në edicionin 1979-1980.
A. FRANKFURT 1-1 G. REJNXHËRS
Borre 70′ / Aribo 57′