Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot fanellat e reja të skuadrës kombëtare. Bluzat e reja sjellin një motiv të ri grafik me Shqiponjën dykrenare të stilizuar me motive gjeografike duke sjellë një imazh modern dhe besnik të traditës në të njëjtën kohë.
Bluza e re është e pasuruar me detaje teknologjike si logo e realizuar në silikon dhe shkrimin “Ti Shqipëri më jep nder” në një pozicionim të ri në brendësi.
Ngjyrat e bluzave janë të njëjtat duke ruajtur ngjyrën e kuqe si bluzën përfaqësuese, e bardha si bluza e ndeshjeve jashtë dhe e zeza si ngjyrë alternative. Bluzat e reja janë në shitje në dyqanin zyrtar të FSHF-së online dhe në atë fizik.