Apel për shoqatat mjedisore dhe komunitetin! E diel, 2 tetor 2022. Mbeturina pafund në bregdetin e Velipojës, të nxjerrë nga dallget e ditëve të fundit.
Sot, duhet të ishte “ditë pune” për shoqatat mjedisore, pse jo edhe për komunitetin, në një aksion për pastrimin e bregut të detit.
Nuk janë vonë, por nëse vonohen, në një mundësi të dytë, deti i thith përsëri brenda duke e rënduar akoma më shumë ndotjen e ujit, sidomos në pjesën e bregut që shfrytëzohet më shumë nga pushuesit e plazhit!
Pamjet, flasin vetë….Velipojë, 2 tetor, mbeturinat e detit!