Një person mbeti i plagosur pas përplasjes së një furgoni mallrash me një motorçiklete në Lezhë.
Aksidenti ndodhi paraditen e së hënës në kryqëzimin e lagjes “Gurra” dhe i plagosur mbeti drejtuesi i motorçikletes. Ai mori lëndime në disa pjesë të trupit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ngë ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Policia e cila mbëriti menjëherë në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit si dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që është i 4 që ndodh në rruget e qarkut të Lezhës në harkun kohor të 1 jave.