Një furgon i Ministrisë së Shendetësisë që udhëtonte nga Tirana drejt Shkodrës, ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Rrilës në Lezhë. Si pasojë, ka ndërruar jetë shoferi 50- vjeçar Ardian Stafa. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga arresti kardiak, teksa kanë shpëtuar pa lëndime 4 personat e tjerë që ishin në furgon.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.