Pasagjeri i makinës tip “Volkswagen”, që u përfshi në aksidentin me mjetin tip fugon në Elbasan, ka ndërruar jetë. Makina, ku ishte pasagjer 26-vjeçari me iniciale K.D drejtohej nga një vajzë.
Edhe gjendja e vajzës me iniciale F.B., nuk është bërë e ditur, por ndodhet e shtruar në spital.
Ndërkohë, sipas policisë të plagosur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, që ishin pasagjerë në fugonin që po kthehej nga lindja e vendit. Në të ishin disa turistë që kishin qëndruar për dy ditë në lindje të vendit, me një guidë.
Njoftim i Policisë së Shtetit
Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, një automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.