Në vijim të aktiviteteve të KF Vllaznia për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, pas vizitës ditën e djeshme në Shtëpinë e të Moshuarve, sot futbollistët kuqeblu i jane drejtuar Shtëpisë- Familje për të rinj 16-18 vjeç duke u dhuruar atyre një televizion, një dekoder dhe një play- station dhe duke kontribuar në këtë mënyrë sadopak për t’ua bërë edhe të bukur këtë fundviti atyre.
Futbollistët e Vllaznisë kanë kaluar disa çaste të këndshme me të rinjtë e kësaj Shtëpie duke biseduar për dëshirat dhe ëndrrat e tyre dhe duke i premtuar njëri- tjetrit se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, madje duke i ftuar edhe në ndeshjet e tyre në stadiumin “Loro Boriçi”.